Moti i keq shkak për anulimin e uljes së dy avionëve në Rinas, Balluku: Do të ketë vonesa në fluturime

Moti i keq shkak për anulimin e uljes së dy avionëve në Rinas, Balluku: Do të ketë vonesa në fluturime

Moti i keq që ka përfshirë vendin është bërë shkak për devijimin e dy flutrimeve që ishin parashikuar për në aeroportin e Rinasit drejt atij të Barit. Përmes një postimi në Facebook, zv.kryeminsitrsja, Belinda Balluku, thekson se moti i keq dhe fenomenet meteorologjike në afërsi të aeroportit të Riansit janë bërë shkak për anulimin e dy fluturimeve që ishin parashikuar mbrëmjen e 5 janarit, duke bërë që ulja e avionëve të bëhej në aeroportin e Barit për çështje sigurie. Postimi i Ballukut: Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen...