Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq pushton vendin, policia në gatishmëri: Akset ku zinxhirët janë të detyrueshëm
Moti i keq që ka përfshirë vendin, me reshje të dendura shiu dhe dëbore, ka vënë në gatishmëri të plotë Policinë e Shtetit. Shërbimet e Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë ndodhen në terren për të menaxhuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në akset problematike. Reshjet e dëborës dhe mjegulla e dendur kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin në zonat malore. Prezencë dëbore raportohet në akset kryesore të qarqeve Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe në Rrugën e Kombit, Rrugën e Arbërit dhe në Llogara. Policia njofton se në këto segmente përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve është i detyrueshëm. Efektivët po bashkëpunojnë me firmat kontraktore për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugëve, me qëllim shmangien e ngricave të...