Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike. Në bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në njësinë administrative Picar, ndërsa lumi Drino i është afruar trupit të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Në disa fshatra si Odrie, Lunxhëri dhe Zagori, po punohet për lirimin e akseve të bllokuara dhe të një ure të vogël në aksin Krinë–Tranoshisht–Saraqinishtë. Në bashkinë Dropull, ura e Glinës mbetet problematike, ndërsa po punohet për lirimin...