Moti i keq, evakuohen 5 familje në Pogradec

Moti i keq, evakuohen 5 familje në Pogradec

Pesë familje janë evakuuar aktualisht në zonën e Pogradecit dhe fshatrat përreth, si pasojë e problematikave të shkaktuara nga rrëshqitjet e dherave dhe vërshimet e ujërave. Një familje është larguar nga banesa në fshatin Çërravë për shkak të rrëshqitjes së tokës, tre familje janë evakuuar në fshatin Dardhas për të njëjtën arsye, ndërsa një familje tjetër në fshatin Verdovë është detyruar të largohet pas gërryerjes së terrenit nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë. Burime zyrtare bëjnë me dije se të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar përkohësisht në banesa të sigurta, ndërsa Bashkia Pogradec do t’i trajtojë ato me bonus qeraje. Situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave civile dhe autoritetet vendore, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës në terren.