‘Mos më prekni, jam police’/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë. Dy të arrestuarat janë motra dhe se konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale. Efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë. Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën. Më pas ato kanë parkuar makinën dhe I kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat. Ajo i ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë pasi është efektive, por kjo duket se nuk është besuar...
Burimi:
syri.net