Mori kredi në emër të 24-vjeçares, arrestohet 41-vjeçari në Krujë
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës pasi akuzohet për mashtrim dhe për marrje kredie në emër të një 24-vjeçareje. Pas kallëzimit të bërë nga e reja, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, identifikuan dhe vunë në pranga 24-vjeçarin me iniciale F. Xh., banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim. Sipas hetimeve paraprake, më 9 shkurt 2026, 41-vjeçari i ka marrë 550 mijë lekë 24-vjeçares nëpërmjet mashtrimit. Më pas, më 24 shkurt 2026, ai dyshohet se ka aplikuar dhe ka përfituar një kredi në emër të saj në një institucion financiar, pa dijeninë e të resë. Njoftimi i Policisë Krujë I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet...
Burimi:
opinion.al