Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga
Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 28-vjeçar në Tiranë. Sipas policisë, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng 28-vjeçarin dhe e kanë dhunuar atë. Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, uniformat blu ndërhynë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Në pranga kanë rënë shtetasit E.L., 30 vjeç, E.Sh., 24 vjeçe dhe M.K., 22 vjeç. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të veprës penale.
Burimi:
javanews.al