Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e rrugores Roven Zeka, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg, dënimi të zbresë në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Për ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun, SPAK kërkoi të njëjtin dënim. Për Bledi Belbën, prokuroria kërkoi dënimin me 1.6 vite burg, të pezullohet dënimi dhe të konvertohet në shërbim prove. Ndërsa për oficerin e OPGJ Edison Tabaku, organi i akuzës kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit. Për Ergest Vrionin, i cili i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK...