Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Netëork”, duke goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente me qira, të ndodhura në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan 3 shtetase kolumbiane dhe 1 shtetas spanjoll, ndërsa 2 shtetase shqiptare u proceduan penalisht. Sipas policisë, shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Ibrahim Rugova”. Ndërkohë, në pranga u vu edhe shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase për këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset shqiptare V. O., 34...