Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda. Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht, gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar, duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin) që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. “Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin) që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos pasur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet,...