Milionat nën sekuestro/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjes mbi pronat e Ervis Martinajt

Milionat nën sekuestro/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjes mbi pronat e Ervis Martinajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave. Sipas mbrojtësve ligjor, kjo kërkesë ishte dorëzuar në Gjykatë rreth dy vjet më parë, ndërsa afatet ligjore parashikojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti. Gjyqtari Erion Bani, pasi e shqyrtoi çështjen, vendosi rrëzimin e kërkesës ndërsa deklaroi se kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është e pabazuar në ligj dhe në prova. “Deri në momentin që Prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, janë depozituar disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025. Masa shuhet vetëm nëse, në...