MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, hapja e rrjetit social TikTok erdhi pas një rivlerësimi dhe adresimi të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale. MIA sqaron përmes një njoftimi zyrtar se koha e ndërprerjes së përdorimit të këtij rrjeti ndihmoi në vendosjen e bazave për mekanizma të rinj sigurie. “Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve”. Hapja e TikTok shënon një fazë të dytë, nga ajo kufizuese te monitorimi aktiv. “Po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave...