“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës
Ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Metamorfoza”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në gjyq, sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci. Ata do pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi M. në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka pasur debate të forta mes avokatëve të biznesmenti Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të posaçëm. Shkak kanë qenë mospërputhjet e orareve të bisedave në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Ndojit në fusht të vitit 2020. Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se kjo ka ndodhur për shkak se orari i serverëve të Sky ECC nuk është i...
Burimi:
javanews.al