“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka
Në kuadër të procesit gjyqësor të njohur si “Metamorfoza”, SPAK ka lexuar pretencën për të pandehurit. Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka. Pretenca po ashtu ka kërkuar 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj. Nëse do të shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ulet me një të tretën, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurve u shty për në datën 9 mars, ku priten edhe konkluzionet e avokatëve mbrojtës. Gjoka dhe Hasanbegaj akuzohen për veprat penale sigurim kushtesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë po gjykohen me procudurë...
Burimi:
javanews.al