Mësuesi nga Fieri bie nga kati i gjashtë i pallatit, mbeti varur në ndërtesë! Dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij. Po ashtu, janë grumbulluar forca të shumta të policisë, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë...
Burimi:
vizionplus.tv