Mes dhimbjes dhe lotëve për anëtarët e familjes Kola, banorët: Po dridhemi, s’durojmë dot më
Mes dhimbjes që ka plakosur dhe lotëve, banorët e fshatit Gryksh i Madh në Peqin do i japin lamtumirën e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali, ku u helmuan nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre. Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në tokën ku nisën jetën e tyre, në Gryksh të Madh, aty ku lanë kujtime, familjarë e miq përpara se të emigronin drejt Italisë për një jetë më të mirë. Banorë të fshatit, janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë. “Ishin familje shumë e mirë. Jemi shumë të tronditur”, tha një...
Burimi:
vizionplus.tv