“Merrni kredi me ofertë”, Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ju marrin paratë
Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët sot në 30 janar për një rritje të rasteve të mashtrimeve online që lidhen me oferta të rreme për kredi. Në një njoftim të lëshuar nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, Policia thekson se janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese. Sipas Policisë, këto oferta janë të rreme dhe kanë si objektiv përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve. “Këto oferta janë mashtruese dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve”, thuhet në njoftim. Policia apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar. “Qytetarët...
Burimi:
javanews.al