Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Merren të pandehur dy ish-prokurorë – SPAK i akuzon për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm
Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për dy ish-prokurorë. Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë. Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës...