‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

Mario Mërkuri, babai i 20-vjeçarit shqiptar Rikardo Mërkuri, i cili dhunoi brutalisht nënën e tij në Itali dhe më pas u mbyt në det ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë. Për mediat italiane, ai ka treguar se djali i tij ndërmori aktin fatal pasi mendoi se kishte shkaktuar vdekjen e nënës gjatë një konflikti të ashpër në banesë. “Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar babai i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 shkurtit, vetëm pak orë pasi familja kishte festuar së bashku ditëlindjen e të riut. Pas darkës, babai ka treguar se ishte larguar nga shtëpia dhe, sipas tij, mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i fortë që përfundoi në dhunë fizike....