Më shumë “shtëpi bari” në Shkodër, policia shpall planin e masave kundër kultivuesve të kanabisit
Nga parcelat në territor të hapur, tek “shtëpitë e barit”. Kjo është zgjedhja e bërë vitet e fundit nga kultivuesit e kanabisit ne qarkun Shkodër. Numri dy i policisë Akil Kalo nga mbledhja e task forcës antikanabis prezantoi planin e masave që kjo strukturë ka ndërmarrë në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, ku numri i operacioneve në terren është rritur ndjeshëm. Kultivimi në ambjentet e mbyllura po bëhet me metodat më të përparuara dhe madje edhe brenda zonave të banuara. Shkodra vijon të mbetet qarku me numrin më të lartë të kultivimit të kanabisit, megjithë “luftën” e vazhdueshme që strukturat shtetërore i kanë bërë këtij fenomeni. Gjatë 2025-es, janë asgjësuar mbi 200 mijë rrënjë vetëm në qarkun Shkodër, afro 80% e sasisë në nivel...
Burimi:
vizionplus.tv