“Më p*rdhunuan”, e rëndë në Tiranë, arrestohen tre shtetas turq, dyshohet se abuzun me një suedeze
Tre shtetas turq janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila pretendon se është përdhunuar në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në pranga ka rënë 29-vjeçari Ferhatcan Cicek, nga Stambolli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Sipas burimeve pranë policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit. E reja nga Suedia, me inicialet V.E., është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku sipas burimeve, janë konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me dhunë seksuale. Gjatë kontrollit në apartamentin e marrë me qira, shërbimet e policisë kanë gjetur...
Burimi:
vizionplus.tv