Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe...
Burimi:
vizionplus.tv