‘Më ngacmonte gruan’, biznesmeni tregon në gjykatë konfliktet me Selimin: Telefononte nusen time në çdo orë
Biznesmeni lokal nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit - të dy të akuzuar si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ka dhënë dëshmi sot para Gjykatës së Posaçme. Ditën e ngjarjes, më 1 Qershor 2021, Ahmet Abedini ka treguar se ka qenë ën punë në Tepelenë dhe më pas është nisur për në Gjirokastër, pasi kishte shtruar nënën në spital. Ai sqaroi se kishte të njëjtin aktivitet tregtar me viktimën, shisnin materiale ndërtimi. “Kam dy dyqane. Një e punoj vetë, një e punonte gruaja", tha ai. Biznesmeni lokal nga Tepelena ka pranuar para togave të zeza se kishte pasur konflikte me Çajup Selimin, duke pretenduar se ky i fundit i bënte telefonata anonime bashkëshortes...
Burimi:
syri.net