‘Më hoqën nga puna’, punonjësja e pastrimit kërcënoi se do të hidhej nga kulla e ish-uzinës, zbret pas gati 1 ore
Elona Bregu, punonjësja e pastrimit në bashkinë e Kuçovës, zbriti nga kulla e ish-uzinës në gjendje të rënduar psikologjike pas gati një orë negociata. Në një intervistë për Syri Tv, ajo deklaroi se kishte dy muaj e gjysmë pa marrë rrogën dhe se ishte shkarkuar pikërisht sepse kishte shkuar në bashki të denonconte se nuk e kishte marrë. “Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat. Kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë, të mos përsëritet më”, u shpreh ajo. Asaj iu premtua se do të kthehej në punë, ndërsa vetë ajo tha se kishte mbi dy muaj pa marrë pagën. Veç Elonës edhe dy punonjëse të tjera u shkarkuan nga puna...
Burimi:
syri.net