Me bluzat ‘Shqipëri Etnike’ në rrugët e Serbisë, arrestohen 4 shqiptarë pasi publikuan videon
Policia serbe ka arrestuar sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi ata kishin veshur bluza me motive kombëtare shqipëtare gjatë qëndrimit të tyre në territorin serb. Sipas raportimeve të mediave lokale, të ndaluarit janë identifikuar me inicialet A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Autoritetet serbe i akuzojnë ata për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës në baza kombëtare, racore dhe fetare. Ngjarja lidhet edhe me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku njëri prej të arrestuarve, A.S., shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip Audi në një autostradë në Serbi, së bashku me personat e tjerë, ndërsa ekspozonin simbole që lidhen me idenë e Shqipërisë etnike. Pas ndalimit, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë. Më pas,...
Burimi:
syri.net