Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar, të cilit iu gjetën armë zjarri dhe municione në një çantë. Gjithashtu është proceduar penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, rreth 2 shtetasve (vëllezër) të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”. Në kuadër të operacionit, fillimisht u ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet...