Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, i cili lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri. Sipas policisë në operacionin “Qëllimi” u arrestua dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin në automjet. Gjatë kontrollit u sekuestrua një pistoletë me municion luftarak. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”. Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”. Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M,...
Burimi:
javanews.al