Me 1 milion euro në furgon hynë në Kosovë – Apeli lë në burg tre të arrestuarit, mes tyre ish policin e Tiranës

Me 1 milion euro në furgon hynë në Kosovë – Apeli lë në burg tre të arrestuarit, mes tyre ish policin e Tiranës

Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit tre të dyshuarve të cilët u kapën duke transportuar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdar në shkurt. Mes të arrestuarve është  Aurel Kazia, ish efektiv policie i komisariatit nr.5 në Tiranë.  Gjykata vlerësoi se te të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale. “Mënyra e kryerjes së veprës – përdorimi i një automjeti të modifikuar me bunker për fshehje të parave, deklarimet e rrejshme të të pandehurve dhe koordinimi mes tyre tregon që veprimet ishin të qëllimshme dhe të planifikuara, gjë që rrit peshën e përgjegjësitë penale dhe tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale të natyrës së njëjtë ose edhe më të rëndë nëse ata lihen të lirë. Andaj, duke u bazuar në...