Mbyllet shqyrtimi i dosjes “Veliaj”, debate në seancë, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Mbyllet shqyrtimi i dosjes “Veliaj”, debate në seancë, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Gjykata e Posaçme mbylli shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”. Në seancën që do të vendoste për kalimin ose jo për gjykim të çështjes, pati debate të forta. I pranishëm në seancë ishte edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili braktisi sallën e Gjykatës së Posaçme. Gjatë gjyqit, avokatja e shtetit Valentina Teodoresku kërkoi sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke thënë se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për t’u takuar me të mbrojturin prej saj. Si e tillë, nuk mund t’i vinte në dispozicion gjykatës konkluzionet. Kjo shkaktoi ngritjen e toneve mes avokatit të kryetarit të bashkisë, Artan Gjermeni, i cili nuk është revokuar nga gjykata, dhe vetë Veliajt, të cilët, si përfundim, kërkuan përjashtimin e avokates së...