Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Në mbledhjen e parë për vitin 2026, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara. Në nisje të mbledhjes, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave. Ajo tha se pavarësisht sasisë së shirave Tirana e ka përballuar mjaft mirë situatën e përmbytjeve për shkak të gatishmërisë së ekipeve në terren. Një tjetër pikë që ceku Ristani ishte dhe puna e bërë nga Bashkia e Tiranës përgjatë verës, për të parandaluar daljen e lumit Lana nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta, e cila ka rezultuar mjaft problematik...