Mbillen pemë në parkun e Vjosës, 7 500 fidanë rigjallërojnë ekosistemin, projekti i financuar nga BE

Mbillen pemë në parkun e Vjosës, 7 500 fidanë rigjallërojnë ekosistemin, projekti i financuar nga BE

Natyra rilind aty ku kujdesi për të bëhet prioritet. Në Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa po merr jetë një projekt i ri për gjelbërimin e zonës. Në një sipërfaqe prej tre hektarësh, janë mbjellë 7.500 fidanë autoktonë për të rigjallëruar ekosistemin dhe për të krijuar një pyll natyror. “Llojet e përzgjedhura janë autoktone të kësaj zone, ndërsa mënyra e mbjelljes është e shthurur për të dhënë idenë e një pylli natyror. Bëhet fjalë për vërriun, shelgun, plepin e bardhë dhe rrapin. Projekti do të vijojë për tre vjet, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e fidanëve në rast nevoje, si dhe rrethimin simbolik për të mbrojtur zonën nga aktivitetet e dëmshme”,  Nexhip Hysolakoj, administrata rajonale e zonave të mbrojtura, Vlorë. Projekti, me vlerë 6.5 milionë lekë...