Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga karabinierët, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Milanos dhe Drejtorinë Kundër Mafias, ka çuar në arrestimin e katër shtetasve shqiptarë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës mes Italisë dhe Shqipërisë. Operacioni është finalizuar më 20 shkurt, pas një hetimi të thelluar që ka zgjatur nga maji deri në shtator të vitit 2022. Hetimet janë kryer nga Seksioni i Kriminalitetit të Huaj i Skuadrës Mobile dhe kanë përfshirë përgjime telefonike, ndjekje në terren, kontrolle të befasishme dhe arrestime në flagrancë. Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal ishte i mirëorganizuar, me role të qarta për secilin anëtar. Ata kishin identifikuar ambiente të posaçme për ruajtjen dhe përgatitjen e lëndës...