Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

Policia Rrugore e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion masiv dhe monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur teknologjinë më të fundit si dronë, radarë dhe mjete inteligjente për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja të rënda. Gjatë muajit shkurt, fokusi kryesor i efektivëve ka qenë goditja e rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi, shkelje këto që konsiderohen si burimet parësore të rrezikut në rrugë, ku si rezultat i këtyre kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 19 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe, bilanci i masave administrative ka arritur në një total prej 7311 gjobash, ku spikasin ndëshkimet për shpejtësi mbi normat e lejuara...