Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë te tij të cilët kërkuan heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave. Sipas mbrojtësve ligjorë kjo kërkesë është dërguar në Gjykatë prej rreth dy vitesh, ndërsa afatet ligjore përcaktojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti. Pasi u tërhoq për vendim gjyqtari Erion Bani, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Sipas tij: “Kërkesa për shuarjen e masës se sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025. Sipas Banit: Masa shuhet nëse në momentin kur...