Mbetjet e rrezikshme, gjykata e Durrësit verifikon 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

Mbetjet e rrezikshme, gjykata e Durrësit verifikon 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

Gjykata e Durrësit, ka  verifikuar masat për 20 të arrestuarit për trafikim të mbetjeve të rrezikshme. Gjykata ka lënë në burg 8 të arrestuar, 5 janë vënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe 7 me masën ‘detyrim paraqitje’. 102 kontejnerë me peshë 2800 tonë mbetje të rrezikshme u kthyen nga Tajlanda në tetor 2024. Masat u vendosën për: Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi Shtetasi M.H- dyshuar për veprën...