Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni koduar “Eko-Toxic”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë...
Burimi:
javanews.al