Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym
Re të dendura tymi të zi janë shfaqur sërish pasditen e sotme në zonën e Milotit, duke u bërë të dukshme edhe nga superstrada që përshkon këtë zonë. Pamjet tregojnë djegie të materialeve ende të panjohura, një situatë që sipas banorëve po përsëritet vazhdimisht. Nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë, raporton gazetari i Klan News, Martin Marku. Djegia e materialeve në këtë zonë është kthyer në një problem të përsëritur, që prej kohësh shqetëson banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit dhe rrezikut që mund të krijojë për qarkullimin. Megjithatë, pavarësisht përsëritjes së kësaj situate, deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për ta...
Burimi:
javanews.al