Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vaqarr

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vaqarr

Policia e Tiranës këtë të martë ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi mbante pa leje në banesë, 1 armë zjarri, pushkë. Në kuadër të operacionit të koduar “Village”, është arresuar shtetasi E. S., 31 vjeç, ku në banesën e tij në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”, në vijim të goditjeve kundër armëmbajtjes pa leje. Arrestohet 1 shtetas që mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë. Sekuestrohet arma. Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e...