Mat/ Në gjendje të dehur në timon dhe me pushkë, arrestohet 46-vjeçari

Mat/ Në gjendje të dehur në timon dhe me pushkë, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me makinë i armatosur dhe në gjendje të dehur. Ai u kap nga uniformat blu teksa po lëvizte me makinën tip ‘Volkswagen’ në segmentin rrugor Burrel-Komsi. Arma e zjarrit pushkë dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale. “Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari,...