Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi përmes mashtrimit i mori një shumë të konsiderueshme parash një gruaje të re. Sipas uniformave blu, 41-vjeçari me inicialet F.Xh, banues në Durrës, përveçse i mori përmes mashtrimit një shumë prej 550 mijë lekësh, gjithashtu kishte aplikuar dhe marrë kredi në emër të 24-vjeçares në Krujë, në një institucion financiar më 24 shkurt të këtij viti. “Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit: -F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026,...