Mashtrimi me Call Center/ Emrat e të arrestuarve! Qendra tek ‘Atti Tower’ u boshatis brenda natës

Mashtrimi me Call Center/ Emrat e të arrestuarve! Qendra tek ‘Atti Tower’ u boshatis brenda natës

Syri TV zbulon emrat e 6 personave të arrestuar në kuadër të operacionit kundër mashtrimit me Call Centera. Të arrestuar janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi Ndërsa për 2 të tjerë, me inicialet K.K. dhe H.XH.,  janë ekzekutuar urdhërndalimi ndërsa GJKKO do të vlerësojë masën e arrestit si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në kërkim janë tre vëllezërit Prekaj: Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme. Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Sipas SPAK,...