Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri biznesi, të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila kishte dhënë një hua prej 2.2 milionë eurosh për investim në biznes, por sipas organit të akuzës, shuma nuk u kthye dhe u përdor në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të skemës dyshohet të jetë shtetasi me iniciale A.M., i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe përmes disa kompanive, ka mashtruar duke shfrytëzuar besimin dhe marrëdhënien miqësore me kallëzuesen. Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare ka rezultuar se...
Burimi:
javanews.al