Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore
Një vendim i rëndësishëm pritet të ndikojë praktikën gjyqësore në fushën penale në Shqipëri. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, në lidhje me vendimin që lidhet me masat e sigurimit personal. Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë synon të garantojë një praktikë gjyqësore më të njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe me parimet e Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht sa i përket kufizimit të lirisë personale. Ky hap shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për të kërkuar ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar. Në kuadër të kësaj procedure, seanca publike për shqyrtimin e...
Burimi:
javanews.al