Marrëveshja Itali–Shqipëri në pikëpyetje: Gjykata e Romës ngre dyshime për qendrën në Gjadër

Marrëveshja Itali–Shqipëri në pikëpyetje: Gjykata e Romës ngre dyshime për qendrën në Gjadër

Gjykata e Apelit në Romë ka marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me mbajtjen e tre migrantëve në qendrën e emigrantëve në Gjadër. Bëhet fjalë për tre shtetas marokenë që kanë paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Sipas dokumenteve të gjykatës, gazetarja e SYRI TV, Alba Kepi raporton se kërkesa për konfirmimin e mbajtjes së tyre nuk mund të shqyrtohej plotësisht, pasi gjykata ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje parashikon transferimin e disa migrantëve nga Italia në qendra pritjeje të ngritura në territorin shqiptar. Gjykatësit theksojnë se çështja është dërguar për interpretim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Kërkesa paraprake është bërë nga vetë Gjykata e Apelit në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim sqarimin nëse kjo...