Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Prurjet e shumta dhe reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në Lagunën e Nartës, duke rrezikuar Manastitin e Zvërnecit, monument kulture i kategorisë së parë. Toka përreth Manastirit dhe objekteve ndihmëse është përmbytur. Prifti i manastirit, Jani Tereziu, shprehet se “fenomene më këto përmasa janë të pazakonta për këtë zonë, duke shtuar se një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë bllokimi i kanalit të madh shkarkues, për të cilin kërkon ndërhyrje të menjëhershme”. Ndërkohë, drejtori i Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi, bën të ditur se “specialistët kanë kryer inspektime në terren për të verifikuar gjendjen e monumentit dhe të strukturave përreth, si dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme në vijim”. Situata po trajtohet nga Kisha...