Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë
Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë dhe nuk merrnin përgjigje nga ajo. Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka hapur derën e banesës, ku u konstatuan kushtet e viktimës. Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë të paktën dy javë më parë. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
javanews.al