‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn, autori i rremë grek dhe ‘killeri’ shqiptar

‘Makineria e vrasjes’ brenda burgut që eliminoi Jani Aliajn, autori i rremë grek dhe ‘killeri’ shqiptar

Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek. Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vjeçari u vra nga Kristos Vardhuniotis, i arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Artur Bashimit. Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë në Gusht të vitit 2025. Autori grek i asaj ngjarje, pranoi krimin fill pas arrestimit. Ai rrëfeu se nuk e kishte njohur paraprakisht viktimën, por e kishte kryer atentatin kundrejt pagesës. Për arsye ende të panjohura, shtetasi grek, po merrte përsipër një krim që nuk e kishte kryer. ‘Në fakt, burimi më tha që në fillim ishin tre persona të implikuar. Domethënë nuk kishte shumë dyshime kush ishin të implikuar, ajo që na intrigoi në fakt ishte që personi...