Makinat të bëra ‘copë’, zbulohet identiteti i shoferes që humbi jetën në Levan-Tepelenë
Zbulohet identiteti i viktimës në aksidentin tragjik që ndodhi sot në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, por edhe atyre zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, një autoveturë tip “Kia” që drejtohej nga një shtetase 39-vjeçare, e identifikuar si Nertila Abazaj, ka dalë nga rruga e fshatit Varibop për të hyrë në autostradën Levan-Tepelenë. Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë aks rrugor. Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri qé ndodheshin né fugon janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier per tẽ marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e...
Burimi:
ntv.al