Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e djeshme në 19 janar, në afërsi të qytetit të Laçit ka marrë jetën e një të riu 25-vjeçar dhe ka lënë të plagosur dy persona të tjerë. Sipas informacionit të bërë publike nga Policia e Kurbinit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, kur dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në një nga akset rrugore të qytetit. “Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh”, njofton policia. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën në vend një i ri rreth 25 vjeç. Viktima është identifikuar si shtetasi E. T., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi...
Burimi:
javanews.al