Makina përplaset me shtyllën në Lezhë dhe përmbyset në rrugë

Makina përplaset me shtyllën në Lezhë dhe përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur mrbëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT. Një makinë tip “BENZ” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.